GURIT I NXIRRET FYTYRA ME DY TË RËNA, PO BURRIT ËSHTË VËSHTIRË
I kishte goditur njëri do mjeshtër për t’ia ndërtuar shtëpinë me gur të gdhendur. Mjeshtrit punonin shumë mirë, po ky nuk u bënte muhabet. Nuk u qiste të hanin mirë, se kishte qenë shumë tahmaqar. Një ditë, tek po gdhendte mjeshtri një gur, po i thotë i zoti i shtëpisë: – Mjeshtër, allahile, sa të mundesh, ua nxjerr gurëve fytyrën përpara. – More burrë, gurit i nxirret fytyra me dy të rëna të çekiçit, – i thotë mjeshtri, – po burrit është vështirë t’i nxirret fytyra!