3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Guri dhe zalli

Më të lexuarat

Dy shokë udhëtonin nëpër shkretëtire. Në një moment gjate udhëtimit, filloi një përleshje në mes tyre dhe njeri shok i ra shuplakë atij tjetrit. Ai qe ishte i rrahur ishte edhe i zemëruar, mirëpo pa thëne asnjë fjalë shkroi në zall: ‘Shoku im më i mirë sot më ka rrahur. ‘Vazhduan ashtu të udhëtojnë deri sa mbërritën tek një oazë, ku vendosin të freskohen. Ai që ishte i rrahur, sharroi në baltë të gjallë dhe filloi te mbytej, por shoku e shpëtoi. I shpëtuari, pasi që pushoi pak, shkroi në një gur: ‘SHOKU IM ME I MIRE SOT ME SHPETOI JETEN.’ Ai qe e kishte rrahur dhe që e kishte shpëtuar shokun pyeti: ‘mbasi qe te rraha, shkrove në zall e tash shkruan në gur, pse?’

Ai tjetri u përgjigj: ‘Nëse dikush na shkakton dhimbje, atë duhet te shkruajmë në zall në mënyrë që era e faljes të mund ti shlyej ato fjalë. Mirëpo, kur dikush bën diçka të mirë për ne, ato fjale duhet ti gdhendim në gur, prej ku asnjë erë nuk mund ti shlyej. ‘MËSO QË DHIMBJEN TA SHKRUASH NË ZALL DHE QË PERVOJAT E MIRA TI GDHENDËSH NË GUR! Thuhet se nevojitet vetëm një minutë për të takuar njerëz madhështorë, një orë për ti vlerësuar, një ditë për ti dashuruar, por pastaj të nevojitet koha e tërë jetës për ti harruar. Dërgo këtë shkrim njerëzve që ti kurrë nuk do ti harrosh, dërgoju bile edhe atyre që ta kanë dërguar. Është një shkrim I shkurtër përmes të cilit iu bën me dije se kurrë nuk do ti harrosh, do jesh ende me ta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit