-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Guneim e përgjegjëson Ali Xhuma-n me fetvanë e tij, për gjakun që rrodhi në Egjipt

Më të lexuarat

Uexhdi Guneim e përgjegjëson Ali Xhuma-n për gjakun që rrodhi për shkak të fetvave [direktivës fetare] të tij

Dr. Uexhdi Guneim, predikuesi islam, ka kritikuar fetvanë e Dr. Ali Xhuma-së, ish-Myftiut të Madh të Egjiptit, në të cilën Xhuma ka lejuar vrasjen e demonstruesve paqësorë që refuzojnë kryengritjen e 30 Qershorit dhe grushtin ushtarak të shteti, duke ia ngarkuar atij fajin për të gjithë gjakun që rrodhi dhe po rrjedh që nga momenti kur Xhuma u dha këtë fetva të tij ushtarakëve, dhe ka theksuar se për çdo pikë gjaku që ka rrjedhur nga bijtë e popullit egjiptian, faji u ngarkohet gjithashtu udhëheqësve të grushtit ushtarak të shtetit.

Në një pjesëmarrje online në kanalin televiziv El Kuds, Gunejm shtoi: “Faraoni është më i respektuar se Sisi”; sepse Faraoni i dha Musait një shans për në ditën kur ishte tubimi popullor, pra u dha shans opozitarëve për të bindur qytetarët, ndërsa Sisi i mbylli kanalet satelitore, burgosi politikanët dhe ia vodhi legjitimitetin popullit dhe kutisë [së votimit].

Guneim vuri në dukje se kemi të bëjmë me një numër të dijetarëve fetar falsifikator të cilët lëshojnë fetva si t’i duan udhëheqësit ushtarakë të grushtit të shtetit, të cilët janë “dijetarët e pushtetit” e që në fakt Egjipti ka plot të tillë.

Ai konfirmoi se këto dijetarë janë të parët me të cilët do të fillojë ndëshkimi në amshim, duke vënë në dukje se ata duhej ta flisnin dhe sqaronin të vërtetën edhe nëse kjo do të ishte në dëm të atyre vetë, prindërve ose të afërmve të tyre të ngushtë.

Dr. Uexhdi Guneim sqaroi se dijetarët fetarë të pushtetit nuk do të jenë më pak fajtor se Sheikhu [kryeimami] i Ez’herit, përmes pozicionimit të këtij të fundit në mbështetje të grushtit ushtarak të shtetit, dhe se këta dijetarë janë si magjistarët e Faraonit, se Allahu ka për t’i dënuar të këtillët në këtë botë para botës tjetër, se ata do të jenë një mësim për atë që merr mësim prej dijetarëve të cilët nuk kanë frikë përveçse grushtin e shtetit për hatër të kësaj jete të shkurtër në skadencë; dhe se me këtë soj [pseudodijetarësh] përputhet thënia e Profetit (a.s.) “E shet fenë e tij për një plaçkë prej dynjasë”.

/ egyptwindow /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit