1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Gulen në spital”, shkruajnë mediat turke

Më të lexuarat

Ankaraja do kthimin e tij në Turqi, SHBA s’e lëshon

Kleriku i diskutueshëm Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e përpjekjes për grusht shteti ushtarak të vitit 2016, u shtrua në një spital me këshillën e mjekëve të tij, raporton Cumhuriyet.

Duke cituar faqet e internetit të afërta me lëvizjen Gulen, e njohur në Turqi si organizata FETO, gazeta turke tha se predikuesi u shtrua në spital për kontrolle të rregullta dhe u konsiderua nga mjekët se duhej të qëndronte i shtruar në spital për të monitoruar më mirë shëndetin e tij.

Në nëntor të vitit të kaluar në rrjetet sociale në Turqi qarkulluan shumë skenarë se kleriku i vetëmërguar në SHBA kishte vdekur.

Mirëpo, faqja e internetit TR724, e cila njihet për kontaktet e saj me lëvizjen Gulen, mohoi lajmin duke konfirmuar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Që nga 2016-ta, Ankaraja kërkon esktradimin e tij nga SHBA, duke e akuzuar si ideator të 16 korrikut famëkeq, por autoritetet amerikane s’e lëshojnë. Madje aludohet se politika amerikanë është mbrojtësja më e fortë e lëvizjes së tij, e cila për mendimin klasik islam është tejet e diskutueshme fetarisht. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit