Udhëheqësi i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen duke u kapur në panikë i akuzoi si “jobesimtarë” disa ushtarë dhe policë me grada të larta të cilët pranuan se janë anëtarë të organizatës FETO, duke deshifruar edhe disa emra tjerë të rëndësishëm të kësaj organizate, transmeton Anadolu Agency (AA).
Është publikuar një video e re e udhëheqësit të organizatës terroriste, e cila është përgatitur për t’i mbajtur në këmbë anëtarët e organizatës, për t’u dhënë urdhra atyre dhe për t’i parandaluar shpërbërjet.
Kreu i FETO-s, Gülen në videon e publikuar dhe në njërën nga llogaritë e përafërta me organizatën në rrjetet sociale ka akuzuar si “jobesimtarë” anëtarët e organizatës të cilët kanë pranuar fajin.
Gülen ka thënë se organizata po kalon në një proces kritik dhe pretendon se në këtë periudhë persona të shumtë kanë bërë zgjidhje të gabuar.
Ai poashtu pretendon se është “sevap” të zgjidhet nënshtrimi në dhunë, ne vend se të pranohet faji. Ai pretendon se anëtarët të cilët kanë deshifruar emrat e anëtarëve të tjerë të organizatës edhe po që se do të falin “10 vakte” të namazit do të jenë “jobesimtarë në rrugën e Islamit”.
Videoja u publikua në një periudhë pasi që disa ushtarë dhe policë me grada të larta kanë pranuar se janë anëtarë të kësaj organizate dhe kanë deshifruar edhe emra të tjerë të rëndësishëm të kësaj organizate.
Gülen, në fjalimet e mëparshme ka shpallur veten “imami i universit”, kurse anëtarët e organizatës e kishin definuar Gülen-in si “Mehdi, Mesih”.
Gülen lëvdatë për “Kryqtarët”
Në një video tjetër të publikuar të udhëheqësit të FETO-s, Gülen kishte lavdëruar kryqtarët të cilët për më shumë se 1.000 vite kanë ambicie në shtetet islame dhe kanë mosmarrëveshje me besimet dhe vlerat e njerëzve të cilët jetojnë në këto rajone.
Duke u munduar që t’i fshijë ato që kryqtarët, të cilët 1.000 vite më parë kanë shkuar për të pushtuar Kudsin, Halepin, Bagdadin, Tarusin dhe Antakjan, kanë masakruar brutalisht jo vetëm personat të cilët kanë ikur në tempuj, por edhe ata të cilët janë fshehur në shpella dhe pyje, Gülen ka thënë se “Ata nuk prekin në tempujt e juaj”.
Gülen ka pretenduar se pushtimi i shteteve islame nga kryqtarët nuk është një gjë shumë e rrezikshme.
“Kryqtarët një herë nuk u prekin gratë dhe vajzat e juaja”, thotë Gülen, duke i injoruar përdhunimet e bëra ndaj grave në burgun Ebu Gurejb në Irak para 15 vitesh.