“Turqia udhëheqë luftën më efektive kundër DEASH-it, një organizatë e cila gjithashtu ka abuzuar me Islamin dhe që është përgjegjëse për aktet terroriste”, tha ministri Gül
Kryetarja e Këshillit Këshillimor të Grave të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) Esra Albayrak deklaroi se islamofobia nuk është abstrakte, por një dukuri konkrete dhe e vazhdueshme e cila reflekton negativisht në jetën e përditshme të njerëzve që manifestohet nga djegiet e xhamive deri tek sulmet ndaj grave në rrugë, raporton Anadolu Agency (AA ).
Me mbështetje të Qeverisë së Turqisë, Komiteti i Pavarur për të Drejtat e Njeriut pranë OBI-t në Stamboll u organizua seminar ndërkombëtar me titull “Islamofobia: Shkelje e të drejtave të njeriut dhe formë moderne e racizmit”.
Albayrak në fjalimin e hapjes theksoi se asnjë fe në botë nuk promovon paqe, qetësi, siguri dhe dashamirësinë në atë masë që bën Islami.
Ajo tha se pavarësisht këtij fakti, me plan strategjik Islamit i është imponuar një imazh negativ, sipas të cilit muslimanët i ka etiketuar si luftëtarë, armiq të grave, të prapambetur dhe keqbërës.
“Muslimanët paraqiten si kërcënim për vlerat evropiane. Po flasim për 55 milionë muslimanë, të cilët përbëjnë 8 për qind të popullsisë evropiane. Vlerësimet thonë se muslimanët në vitin 2050 do të jenë 20 për qind e kësaj popullsie. Natyrisht, këto shifra kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe për Evropën”, tha Albayrak.
Duke theksuar se Perëndimi, veçanërisht mediat e saj, përballë Islamit kanë zhvilluar rryma ultra-nacionaliste dhe retorikën islamofobe të cilat njerëzit shpesh i kthejnë në epoka të errëta të historisë, tha Albayrak me faktin se në Evropë, po forcohen lëvizjet e djathta radikale politike që nxisin islamofobinë dhe ushqehen me të.
Ajo përmendi shembullin e Gjermanisë dhe Francës, ku vitin e kaluar janë regjistruar madje qindra dhe mijëra sulme islamofobe ndaj muslimanëve rreth të cilave flasin edhe raportet e policisë në këto vende.
“Islamofobia është kërcënimi më i madh për gratë. Muslimanet janë viktima të shpeshta të sulmeve të tilla, sepse bartin simbolet e Islamit në veten e tyre”, tha Albayrak.
Drejtor i Departamentit Ligjor të OBI-t Hassan A. Hassan në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve theksoi se Stambolli nuk është vetëm një fortifikatë e Islamit, por edhe një mikrokozmos i qytetërimeve të shumta.
“Këto takime janë të rëndësishme për ne që të marrim qëndrime objektive dhe të pavarura. Islamofobia nuk është një fenomen që shqetëson vetëm botën islame, por gjithashtu paraqet kërcënim edhe për mbarë opinionin ndërkombëtar”, tha Hassan.
Të pranishmëve iu adresua dhe përshëndeti edhe ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül i cili theksoi se anti-islamizmi është shkelje e të drejtave të njeriut dhe krim nga urrejtja.
“Ky është një problem, përgjigjen e të cilës duhet kërkuar në kuadër ligjor. Gjithashtu jemi të bindur se krim nga urrejtja paraqet antikrishterimi dhe antisemitizmi. Ne kërkojmë nga bota që në këtë drejtim problemin të mos e trajton me standarde të dyfishta”, tha Gül.
Duke nënvizuar nevojën e regjistrimit të incidenteve islamofobike për të përcaktuar masat e nevojshme për të luftuar këto fenomene, Gül tha se në shumë vende evropiane, islamofobia ende nuk është definuar si shkelje e të drejtave të njeriut dhe vepër penale.
Ai gjithashtu tha se Turqia sot lufton kundër organizatës terroriste FETO e cila duke abuzuar me fenë mashtroi njerëzit dhe në korrik të vitit 2016 kryen tentimin e dështuar të grusht shtetit ushtarak.
“Turqia udhëheq luftën më efektive kundër DEASH-it, një organizatë e cila gjithashtu ka abuzuar me Islamin dhe që është përgjegjëse për aktet terroriste. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër organizatave të tilla dhe këtu nuk ka politizim”, përfundoi Gül.