Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes dy dokumenteve të publikuara ka treguar se zyrtarisht ka arritur rikonfirmimi nga ky shtet se e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa, Pacolli ka thumbuar mediat, duke thënë se media jonë vazhdon të ushqehet me informacione serbe, transmeton Indeksonline.
“Sapo më mbërriti edhe zyrtarisht rikonfirmimi i Guinea Bisaut se ky shtet e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb. Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu mjerisht. Për keqardhje, që këto njerëz të medias nuk vijnë në zyrat e institucioneve tona të cilat i kanë afër. Puna e ministrisë sonë të jashtme nuk matet me zhurmën e mediave apo të institucioneve serbe, dhe as me jehonën e tyre pasqyruese në disa media të Kosovës” ka shkruar Pacolli në facebook.