1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Guantanamo: SHBA liron nga akuzat edhe 55 të burgosur

Më të lexuarat

Qeveria amerikane ka publikuar për herë të parë një listë me 55 të burgosur të Guantanamos emrat e të cilëve i ka pastruar nga akuzat, por ata pritët të mbahen ende deri në gjetjen e një vendi për ti dërguar ata.

Kjo listë përfshin një të treten e 167 të burgosurve nga fushata anti terror e nisur pas 11 Shtatorit 2001 nga SHBA-të.
Pak kohë pas marrjes së detyrës presidenti i tanishëm i SHBA-ve, Barak Obama pat premtuar mbylljen e bazës amerikane në Kubë ku po mbahen të burgosurit por planet e tij dështuan pas presionit dhe kundërshtimit nga ana e Kongresit amerikan.
Amnesty International kërkoi që të liruarit nga akuzat të transferohen sa më parë nga Guantanamo në ndonjë vend ku do të respektohen të drejtat e tyre. Gjithashtu ata bënë thirrje që të marrin fund paraburgimet pa afat pasi kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit