1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Grushti i shtetit, Turqia liron qindra ushtarë të arrestuar

Më të lexuarat

Media shtetëore turke njoftoi sot se qindra ushtarë që u arrestuan për grushin e shtetit që dështoi, janë liruar.

Janë 758 ushtarë të liruar nga 10.012 të arrestuar në total. Ata dolën para Gjykatës në Stamboll dhe dhanë prova për përfshirjen e tyre në grushtin e shtetit.

Gjykatësi vendosi t’i lironte, pasi e quajti të panevojshme arrestimin e tyre, pasi nuk kishte prova për përfshirje direkte të tyre në puçin e shtetit.

Ushtarët e liruar janë kryesisht studentë, kurse 1389 prej ushtarëve të arrestuar në total janë të dyshuar si aleatë të Fethullah Gulen, rivalit kryesor të Presidentit Erdogan. Gulen është akuzuar nga Turqia si organizatori i grushtit të shtetit dhe ka kërkuar nga SHBA që ta ekstradojë për t’u përballur me akuzat në vendin e tij.

Shumë media shqiptare këto fakte i fshehin, për të paraqitur një terr informativ mbi atë se çfarë po ndodhë në Turqinë mike të shqiptarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit