Propoimi për lirimin e parave nga bankat ruse
Anëtarët e Bashkimit Evropian janë nën presionin e partnerëve të tyre afrikanë, të cilët, para luftës në Ukrainë, importonin më shumë se gjysmën e grurit të tyre nga Ukraina ose Rusia.
Komisioni Evropian u propozoi anëtarëve të BE-së që të lirojnë “fonde të caktuara” nga bankat ruse të ngrira nga sanksionet për të ndihmuar në rivendosjen e tregtisë në produktet bujqësore dhe ushqimore, duke përfshirë drithërat dhe plehrat, sipas një dokumenti të parë nga AFP.
“BE-ja dëshiron ta bëjë krejtësisht të qartë se asgjë në sanksionet nuk e pengon transportin e grurit nga Rusia apo Ukraina”, tha një diplomat evropian i paidentifikuar për agjencinë franceze.
Evropianët janë nën presionin e partnerëve afrikanë, të cilët, para luftës në Ukrainë, importonin më shumë se gjysmën e grurit të tyre nga Ukraina ose Rusia.
“Autoritetet kompetente të shteteve anëtare mund të miratojnë lirimin e disa fondeve të ngrira ose burimeve ekonomike që u përkasin bankave, pasi të përcaktojnë se këto fonde janë të nevojshme për blerjen, importin ose transportin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, duke përfshirë drithërat dhe plehrat për shtetet anëtare”.
Diplomati i paidentifikuar tha se kjo do të zbatohej për shtatë banka ruse dhe shtoi se vendet anëtare duhet të vendosin për këtë së shpejti. /tesheshi.com/