8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Grupi shqiptar i trafikut të drogës detyrohet të paguajë 26 mijë paund

Më të lexuarat

Tre shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës në Londër janë detyruar të paguajnë 26 mijë paund për mashtrim ose me një dënim të shtuar me burg.
 
Në dhjetor të vitit të kaluar, grupi u dënua me 27 vjet burg pasi u kapën me kokainë me vlerë 120 mijë paund, të cilën po e transportonin nga Londra në Noruiç. Grupi u zbulua falë përgjimit nga një agjent i kamufluar.
 
Rim Stafuka, 33 vjeç, që sipas prokurorëve ishte kreu i grupit, është dënuar me 8 vjet burg dhe është urdhëruar të paguajë 19 paund ose dënimit të tij do t’i shtohen dhe 12 muaj të tjera burg.
 
Petrit Spahia, 57 vjeç, që jeton në Londër, është dënuar me katër vite burg dhe është urdhëruar të paguajë 4 mijë paund ose në të kundërt do të bëjë dhe tre muaj të tjera burg. Spahia, i cili punon si taksist, ishte rekrutuar për transportin e drogës nga Londra në Noruiç.
 
Bernard Stafuka, 30 vjeç, i cili është dënuar me 6 vite burg është urdhëruar të paguajë vetëm 30 paund dhe në të kundërt do të bëjë shtatë ditë burg shtesë.
 
Boni Tufa, 25 vjeç, është dënuar me katë vite burg dhe është urdhëruar të paguajë rreth 3 mijë paund ose do të bëjë dhe tre muaj të tjera burg.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit