-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova drejt vendeve të shenjta

Më të lexuarat

Në orët e hershme të mëngjesit është nisur edhe grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova drejt vendeve të shenjta për ta kryer obligimin e haxhit.

282 haxhinjë nga Gjilani, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vitia udhëtuan sot nga aeroporti “Adem Jashari” rreth orës 06:00.

Të gjitha fluturimet janë duke u zhvilluar sipas orareve të parapara, ndërkohë që edhe tri grupe pritet të udhëtojnë gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë.

Përditësim:282 besimtarë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes udhëtuan drejt vendeve të shenjta, kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë.

Ky është grupi i tretë i besimtarëve, të cilët menjëherë pas akomodimit në hotel, do të fillojnë me ritualin e kryerjes së umres.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit