Grupi i tretë i besimtarëve tanë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, të cilët sot në mëngjes udhëtuan drejt Aeroportit të Xhide, ka arritur shëndosh e mirë në Xhide.
Ata menjëherë janë nisur drejt Mekës për t’i kryer më pas edhe ritualet e umres dhe për t’u liruar nga ihrami.