1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Grupi i të drejtave të njeriut pretendon se Izraeli po “vjedh” organet nga trupat e palestinezëve

Më të lexuarat

Akuzat rreth vjedhjes së organeve të kufomave palestineze, nga forcat izraelite, u ngritën nga Euro-Med Human Rights Monitor.

Mediat raportojnë se organizata në fjalë, bën thirrje për një hetim të pavarur ndërkombëtar, në lidhje me këto akuza.

Këto akuza vijnë pasi që profesionistët mjekësorë thuhet se gjetën organe vitale si mëlçitë, veshkat e zemrat, të cilat OJQ-ja i quajti “prova” të vjedhjes së mundshme të organeve, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Por vjedhja e organeve nuk mund të provohet apo kundërshtohet vetëm nga ekzaminimi mjeko-ligjor, pasi thuhet se trupa të shumtë iu nënshtruan operacionit edhe pas vdekjes.

Ndryshe, Izraeli prej kohësh është përballur me akuza për marrjen e organeve.

Madje vitet e fundit kanë qarkulluar raporte se shteti izraelit po përdor në mënyrë të paligjshme kufomat palestineze.

Sipas një hetimi të vitit 2008 nga rrjeti amerikan CNN, Izraeli mendohet të jetë qendra më e madhe për tregtinë e paligjshme globale të organeve njerëzore.

Konventa e Katërt e Gjenevës e vitit 1949, të cilën Izraeli nuk e ka ratifikuar, kërkon që luftëtarët të respektojnë dinjitetin e të vdekurve, duke përfshirë parandalimin e plaçkitjes, gjymtimit ose çdo trajtimi mosrespektues të trupave të tyre.

Izraeli akuzohet edhe se mban eshtrat e dhjetëra palestinezëve të vrarë që nga sulmet e 7 tetorit.

Kjo nga disa konsiderohet si ndëshkim për familjet, duke ua mohuar mundësinë për t’i varrosur të dashurit e tyre.

Refuzimi i dorëzimit të trupave të të vdekurve te familjet për varrim mund të jetë një dënim kolektiv, i cili përsëri është i ndaluar sipas Konventës së Katërt të Gjenevës, theksoi Euro-Med. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit