Aeroplani i pestë me besimtarë nga Kosova u nis në mëngjes nga aeroporti “Adem Jashari”, drejt vendeve të shenjta.285 haxhinjë nga Dragashi, Vushtrria dhe Peja udhëtuan sot për ta kryer haxhin.Deri më tani, të gjitha grupet e besimtarëve nga Kosova kanë pasur udhëtim të mirë, ku menjëherë pas arritjes janë akomoduar në hotele dhe kanë filluar ritualet e umres.Gjatë ditës së sotme pritet të udhëtoj edhe grupi i fundit i haxhilerëve kosovarë, duke përmbyllur fluturimet sa i përket këtij viti.Gjithsej 1597 besimtarë nga Kosova do ta kryejnë haxhin këtë vit.