1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gruevski me familjen e tij, pas zgjedhjeve vendin e kanë në burgun e Shutkës

Më të lexuarat

Profesori Universitar, dhe ish ministër i MPB-së, Lubomir Frçkosvski, është i bindur se pas zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare, Kryeministri aktual Nikolla Gruevski, së bashku  me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë do të arrestohen dhe do të vendosen në burg për shkak të krimeve që kanë bërë gjatë 10 viteve në pushtet. Frçkovski  këto komente i ka bërë në një intervistë për Agjencinë e lajmeve Zhurnal. Sipas tij kariera politike e Kryeministrit Gruevski ka mbaruar për shkak se ai ka bërë krim dhe korrupcion në nivelet më të larta shtetërore.

“Në këtë aspekt familja si karcinom që është fajtore për këtë diktaturë në Maqedoni, dhe jo e tërë VMRO-DPMNE-ja. Por për çdo rast familja apo kreu i ngjushtë prej gjashtë apo shtatë njerëzve do të largohen nga politika. Se a do të arrestohen apo jo këtë do ta shohim, por mendoj se një pjesë e tyre do të përfundojnë në burg.

Procesi i ardhshëm tregon tendenca se po shkohet në këtë drejtim“, ka deklaruar Profesori Frçkovski, duke shtuar se diplomacia amerikane është duke u angazhuar maksimalisht që vendet e Ballkanit Perëndimor të demokratizohen dhe njëherit sistemet autoritare të shkojnë në histori. Ai ende nuk mund ta parashikoj se kur Gruevski do të dorhiqet nga posti i Kryeministrit, madje ai e ironizon shkuarjen e Gruevskit me parashikimet e Gjyshes Vangja nga Bullgaria.

“Unë nuk jam Gjyshja Vangja që të di se a do të jepë dorëheqje Gruevski apo jo. Unë mendoj se ai shkon në SHBA me qëllim sepse amerikanët duan të binden se ai në mënyrën më normale do të jep dorëheqje apo do të shkoj ashtu sic qëndron në marrëveshjen e Përzhinos që është esenca e shkuarjes në SHBA dhe asgjë më shumë”, ka deklaruar për Zhurnal, ish ministri i MPB-së, Lubomir Frçkovski.

Ndryshe kriza politike në Maqedoni po mbizotron më shumë se një vit, opozita maqedonase bojkotoi parlamentin dhe publikoi aferën më tronditëse të përgjimeve, ku funksionarët më të lartë të VMRO-DPMNE-së, përfshirë këtu edhe Kryeministrin Nikolla Gruevski, ish shefin e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov dhe ish Ministrja e brendshme, Jankullovska, qartë dëgjohen se janë të përfshirë në krim dhe korrupcion, madje edhe në raste të montuara politike.

Kriza politike filloi të normalizohet me nënshkrimin e marrëveshjes së Përzhinos në qershor të vitit të kaluar, me çka parashihej dhe u formua prokuroria speciale, e cila do të hetonte rastet e krimit dhe korrupcionit gjatë 10 viteve të funskionimit të pushtetit nga ana e Gruevskit.

Konform marrëveshjes së Përzhinos, parashihet që Gruevski më 15 janar të largohet nga posti i Kryeministrit. Mirëpo deri më tani kjo nuk po ndodhë. Ditë më parë Kryeministri Gruevski, paralajmëroi se do ta rrespektoj datën e dorëheqjes, por ditëve të fundit është thirrur urgjentisht në një vizitë në SHBA, ku ende nuk jepen detaje se cili është qëllimi ftesës së jashtëzakonshme në Washington.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit