6.2 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Gruevski kërcënon përmes televizionit bullgar: Nëse LSDM-ja formon qeverinë, kjo do të ishte fundi i Maqedonisë

Më të lexuarat

Ish Kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për televizionin bullgar “bTV” në selinë e VMRO-DPMNE-së ka thënë se krijimi i qeverisë së re të opozitës, i mbështetur nga partitë shqiptare do të çojë në fund të shtetit të Maqedonisë, dhe se mund të çojë në konflikt të ri etnik në Ballkan, transmeton TetovaSot.

“Futja e platformës së Tiranis praktikisht është përpjekje jo vetëm ridefinimin e vendit, por edhe për rinegocimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001. Kjo është një gjë e rrezikshme. Ajo është hapja e kutisë së Pandorës. Në Maqedoni, jetojnë më shumë komunitete etnike – çdokush mund të kërkoni ndonjë gjë të re, duke përfshirë edhe maqedonasit”, tha Gruevski.

Por, sipas Gruevskit, kjo marrëveshje e re mes LSDM dhe partive shqiptare është një gjë e rrezikshme.
“kjo marrëveshje e re është një gjë e rrezikshme. Kjo mund të na kthejë në vitin 2001”, ka theksuar Nikolla Gruevski për televizionin bullgar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit