1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gruevski ia arriti qëllimit, e rrethoi qeverinë me gardhin me kryqa

Më të lexuarat

Edhe pse pati shumë kundërshtime në opinion, Zhurnal mëson se kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski e përfundoi projektin e tij të kryqëzimit të objektit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Me këtë rast, reagoi edhe LSDM-ja opozitare në lidhje me planin e ri për harxhimet marramendëse të kryeministrit Nikolla Gruevski për fasadimin e objektit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
“Luks i ri i Gruevskit, edhe 13.3 milion denar të harxhuara për fasadën e Qeverisë.
Edhe 13.3 milion denar ose rreth 216.000 euro, pushteti i Nikolla Gruevski do t`i harxhoje për fasadën barok të gipsit të ndërtesës së qeverisë.
Me këto harxhime të reja, për disa punë të papara për rregullimin e enterierit dhe adaptimit të Kullës 2, Nikolla Gruevski do të harxhoje gjithsejtë 17 milion euro, para të qytetarëve për fasadën e Qeverisë.
Mbi 500.000 qytetar të Maqedonisë po jetojnë në kufirin e varfërisë.
180.000 qytetar po jetojnë me më pak se 40 denar në ditë.
Mbi 10.000 firma janë të mbyllura.
Përderisa qytetarët mezi po ia dalin dita ditës, Nikolla Gruevski po harxhon 17 milion euro para të popullit për gips.
Vetëm me një shikim qytetarët mund ta shohin fytyrën e vërtet të kryeministrit në ikje. Përderisa qytetarët po varfërohen, Nikolla Gruevski po harxhon në luks, me mercedes prej 600.000 euro, syze prej 60.000 dollar, gardh barok prej thuajse 700.000 euro”, thuhet në reagimin e LSDM-së, transmeton zhurnal.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit