3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gruaja piktore nga Siria shpjegon luftën me artin e saj

Më të lexuarat

Gruaja piktore Maxhide Selam që jeton në rajonin e Gutas Lindore në kryeqytetin e Sirisë, Damask, me punimet e saj ka përshkruar luftën e cila ka hyrë në vitin e gjashtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siriania Selam në moshën 51-vjeçare punimet e saj të cilat pasqyrojnë konfliktin që ka ndikuar në çdo segment në jetën e përditshme, përjetimet përreth ambienteve të luftës i ka ndarë me sirianët në një ekspozitë në rajonin Duma.

Ekspozita e Selam e cila përbëhet nga 65 punime të karikaturave dhe pikturave vizitohet nga shumë persona.

Punimet në ekspozitë me pamje shumë ngjyrëshe paraqesin ndikimin e konfliktit në jetën e përditshme të sirianëve, dhimbjet e nënave, fëmijët në pamundësi që jetojnë përballë urisë në zonat nën rrethim, vendosja në objektiv e civilëve dhe vështirësitë e luftës.

Selam per gazetarin e AA-së ka shpjeguar se fillmisht pikturën e ka patur hobi, ndërsa më pas kur nisi revolucioni ka patur dëshirën të bënte diçka për revolucionin duke zgjedhur pikturën.

“Në pikturat e mia flas për terrorizmin. Bashar al Asadi nuk thotë se është kreu i terrorizmit, por unë jam përjekur ta tregoj në disa punime të mia”, shpjegon Selam dhe shpreh më tej se në veprat e saj ajo është përpjekur të reflektojë situatën e grave të burgosura, dhimbjet e nënave si dhe insistimet e njerëzve në revolucion deri në arritjen e fitores.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit