Disa njerëz të gjallë u bartën në arkivole në një varrezë gjatë pelegrinazhit fetar të Santa Marta në Neves, Spanjë të shtunën.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një traditë në nderim të të vdekurve.
Gjithsesi, ajo çfarë ka rënë në sy është një moment kur një grua, e shtrirë në arkivol, duke mos duruar vapën, shfrytëzon një erashkë për të flladitur veten.
Videoja, siç thuhet më tej, përveç komenteve të shumta, është shpërndarë me të madhe në internet.
Por edhe kjo gjë tregon edhe niher se sa mirë na ka mësuar Islami dhe se të vdekurit nderohen duke bërë dua e lutje për ta, ndërsa i gjalli duhet të meditojë mbi vdekjen. Ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Nuk e ngop asgjë njeriun, përveç se dheu”.