Kjo grua e moshuar të cilën fati dhe shteti e kanë braktisur, i ka dhënë një mësim të mirë të gjithë të rinjve shqiptarë, që enden rrugëve duke ngrënë fara, apo lokaleve luksoze duke shpenzuar ‘paratë e babit’.
Edhe pse në moshë të thyer, kjo grua jo vetëm që nuk i është dorëzuar fatit siç bëjnë shpesh shumica e njerëzve, por ka gjetur forca që të dalë dhe të shesë në rrugë për të siguruar vetë bukën e gojës, pa ja shtrirë dorën askujt.
Por qershia mbi tortë është se kjo grua gjatë kohës që shet edhe lexon, duke i dhënë një mësim të mirë për jetën të gjithë shqiptarëve, të cilët tashmë kanë harruar të lexojnë, aq sa edhe informacion më të vogël e kërkojnë në google.
Kjo FOTO nuk kish nevojë as për një rresht të shkruar apo për të komentuar, pasi vetë ajo flet më shumë se 1 mijë fjalë.