1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gruaja 90-vjeçe nga Belgjika refuzon t’i vendosin respiratorin, dy ditë më vonë ndërron jetë: Ruajeni për dikë më të ri

Më të lexuarat

Suzane Hojlaerts, 90-vjeçe nga Binkomi në Belgjikë, dy javë më parë ka filluar të ndjejë problemet e para shëndetësore në veçanti në kanalet e frymëmarrjes. Humbi apetitin dhe kështu përfundoi në spital. Disa ditë më vonë ajo humbi jetën nga COVID-19.

Kjo grua nga Belgjika pasi ishte pranuar në spital, gjendja shëndetësore vetëm sa i ishte përkeqësuar, transmeton Telegrafi.

“Zonjë, do të vendosim në respirator, do t’iu ndihmojë të merrni frymë më lirshëm dhe mushkëritë do ta kenë më lehtë të funksionojnë”, i kishin thënë mjekët.

Por, Hojlaerts nuk kishte dashur të dëgjojë për këtë, duke refuzuar kategorikisht.

“Nuk vjen në shprehje, nuk e dua, ruajeni për dikë që është më i ri në moshë, kam pasur jetë të mirë”, i është përgjigjur ajo mjekëve që mbetën të habitur me vendimin e saj.

Dy ditë më vonë ajo ndërroi jetë në spital, kurse historia e saj është bërë kryelajm i mediave belge.

“Nuk kam mundur të përshëndetem me të. Nuk kam mundur as ta shohë e dëgjojë. Tani nuk po mund të shkojë as në varrimin e saj”, ka deklaruar vajza e saj Judith. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit