Gruaja…
1- Ia lejuan asaj të këndonte në platforma…
Ndërsa Allahu i Lartësuar e ndaloi atë nga ezani dhe ikameti, për të ruajtur butësinë dhe dëlirësinë e saj.
2- Ia lejuan asaj të performonte dhe aktronte në skenë…
Ndërsa Allahu i Lartësuar nuk i kërkoi asaj që të merrte pjesë në namazin e xhumasë dhe namazin me xhemat, për të ruajtur butësinë dhe dëlirësinë e saj.
3- E bënë kampione të Olimpiadës dhe garave…
Ndërsa Allahu i Lartësuar e ndaloi që të vraponte mes Safas dhe Mervasë, për të ruajtur dëlirësinë dhe turpin e saj.
4- E nxorrën në udhëtime dhe evenimente pa asnjë mahrem (shoqërues, kujdestar)…
Ndërsa Allahu i Lartësuar ia ka hequr asaj obligimin e një prej shtyllave të Islamit (Haxhit) kur nuk ka mahrem, për të ruajtur dëlirësinë dhe turpin e saj.
5- E nxorën për të ndjekur ndeshjet dhe për të inkurajuar dhe bërë tifozllëk për ekipet sportive…
Ndërsa Allahu i Lartësuar ia ndaloi të dilte në xhihad për të mbështetur dhe mbrojtur fenë e Tij, për të ruajtur feminitetin dhe dëlirësinë e saj.
6- E nxorën nga shtëpia e saj në rrugë, të parfumosur dhe të zbukuruar, duke ia shfaqur bukurinë e saj, duke i shtuar pluhurat industriale (meikapet), ndërsa Allahu i Lartësuar e urdhëroi që të mos rrahin këmbët për tokë, me qëllim që njerëzit të mos dëgjojnë atë që ajo fsheh nga stolia e saj.
Ata nuk donin lirinë për të, por ata donin lirinë për të arritur tek ajo….
Thotë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë:
(وَاللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيْكُمْ وَيُرِيدُ الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الشَّهَوَاتِ أَن تَمِيلُوا مَيْلًا عَظِيمًا) .
“Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë”.
📖 Surja En-Nisa, ajeti 27.