Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, ka njoftuar se sot do të mbajë grevë 4 orëshe, për të vazhduar pastaj për ditën e premte nga ora 8:00 deri në ora 16:00, ditën e shtune nga ora 8:00 deri në ora 20:00.
Greva do të pezullohet të dielën për shkak të pavarësisë së Kosovës për të vazhduar të hënën me grevë 24 orëshe.
Artan Hasani, kryetari i sindikatës së kontrollorëve ajror, ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.
“Me miratimin e ligjit për paga neve si Agjenci na cenohet autonomia e institucioneve dhe ne jemi shprehur kundër këtij ligji”, tha ai.
Ai bëri të ditur se gjatë kohës së grevës, shërbime do të ofrohen vetëm për fluturimet ushtarake, ambulantore, shtetërore dhe atyre emergjente.
Po ashtu, ai ka ftuar presidentin që të mos e dekretojë ligjin për paga./tg