2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Greta Thunberg akuzon industrinë e modës për ndikimin në ndryshimet klimatike

Më të lexuarat

Aktivistja suedeze që lufton kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, ka fajësuar industrinë e modës për kontributin e saj “të madh” në ndryshimin e klimës.

Thunberg tha për Vogue Scandinavia se markat e modës duhet të marrin përgjegjësinë për ndikimin mjedisor si shkak i produkteve të tyre.

Vogue Scandinavia e paraqiti aktivisten Thunbers, 18-vjeçare, në kopertinën e numrit të saj të parë, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Në intervistë, Thunberg tha se për herë të fundit kishte blerë një artikull të ri veshjesh tre vjet më parë dhe “ishte e dorës së dytë”.

“Unë thjesht huazoj gjëra nga njerëzit që unë njoh”, tha Thunberg.

Të dielën ajo postoi në Twitter një fotografi të kopertinës së përparme të Vogue Scandinavia, e cila e tregonte të veshur me një pallto të madhe, derisa përkëdhelte një kalë në një pyll. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit