Turqia e dënoi ashpër një veprim të nxitueshëm nga Greqia, kur rojet e bregdetit grek gjuajtën në një anije mallrash turke pranë ishullit grek të Rodosit.
Kapiteni i ngarkesave, Haluk Sami Kalkavan, i tha medias turke se rojet bregdetare greke iu afruan anijes së tij në ujërat ndërkombëtare, dhe i kërkuan që të vinin në një port në Rodos dhe të pushonin, por ai refuzoi. Ai tha se ekuipazhi i tij numëronte 16 vrima të plumbave në anije, por anija nuk ishte në rrezik të fundosjes.
Rojet bregdetare greke thanë se u përpoqën të ndalonin anijen pas “një ankese anonime” se gjoja se anija barte narkotikë. Ai tha se anija ishte në ujërat greke.
Roja bregdetare greke tha se “autoritetet kompetente turke janë informuar për incidentin”.
Ministria e Jashtme turke lëshoi një “dënim të fortë” lidhur me incidentin, duke akuzuar Greqinë për “shpërfilljen e jetës së njerëzve”.
Deklarata shtoi se “nuk ka shpjegime që mund të justifikojnë të shtënat në një anije komerciale dhe të paarmatosur që lundron mes dy porteve turke”.
Agjencia shtetërore Anadolu tha se roja bregdetare turke dërgoi dy anije, ndërsa flota e marinës dërgoi një varkë pas incidentit. Anija u shoqërua përsëri në ujrat turke ku do të merren parasysh detaje.
Aleatët e NATO-s Greqia dhe Turqia kanë një sërë mosmarrëveshjesh të pazgjidhura territoriale, duke përfshirë kufijtë detarë. Kohët e fundit, Turqia është zemëruar nga vendimet e gjykatës greke kundër ekstradimit të zyrtarëve ushtarakë që u arratisën në Greqi pas grusht shtetit të dështuar të vitit të kaluar. /MESAZHI/