Greqia kërkon të përshpejtojë fushatën e vaksinimit dhe të inkurajojë sa më shumë të rinj që të vaksinohen duke ofruar 150 euro për ata që marrin dozën e parë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se kjo është “një dhuratë ” – që do të përdoret gjatë verës në ngjarje të ndryshme kulturore, gjithashtu ai tha se gjatë gushtit të rinjtë do të kenë internet falas.
Rreth një e treta e popullsisë së Greqisë është vaksinuar, por vendi po përpiqet të rrisë normat e vaksinimit përpara sezonit veror. Në një deklaratë të kryeministrit rreth 48% e popullsisë do të jenë vaksinuar plotësisht deri në fund të korrikut.
Greqia ka shënuar 420,905 raste dhe 12,655 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al