1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Greqia më e korruptuara në BE

Më të lexuarat

Greqia zë vendin e parë për korrupsion midis 27 shteteve anëtare të BE-së, kjo sipas raportit të organizatës “Transparency International” që është publikuar paraditen e së mërkurës.

Megjithëse vendet e Bashkimit Europian dhe në veçanti ato të Eurozonës ndodhen në një nivel të mirë të transparencës, dmth në një të tretën e parë të listes me shtetet më pak të korruptuara, Greqia përbën një përjashtim duke qenë vendi i vetëm i BE-së që ndodhet në gjysmën e dytë të listës bashkë me shtetet më të korruptuara të botës.

Ajo ka zënë vendin e 94 nga e 80 që ishte vjet, duke u rreshtuar poshtë shteteve më të reja dhe më të varfra anëtare të BE, siç janë Bullgaria dhe Rumania.

Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit në listen prej 176 vendesh Greqia shfaqet të ketë korrupsionin më të madh në sektorin shtetëror nga shtetet e BE-së, të njëjtë me atë të Kolumbisë.

Në komentin që bën e përditëshmja gjermane “Der Spiegel” për listën e shteteve të korruptuara, thekson se në Greqi ka shumë zyrtarë dhe politikanë të korruptuar që blihen, duke e karakterizuar situatën në vend tepër alarmante, ndërsa përmendet se Greqia ndodhet poshtë nivelit të Xhamajkës, Kinës dhe Ruandës.

Sipas analistëve raporti është një tregues se korrupsioni përcakton edhe motorin ekonomik të një vendi, që do të thotë se aty ku ka korrupsion ka edhe probleme ekonomike.

Vendet më pak të korruptuara në botë janë Danimarka,Finlanda dhe Zelanda e Re, ndërsa vlerësohen si kampione të korrupsionit Koreja e Veriut dhe Afganistani.

Raporti është bazuar në statistikat e 13 organizatave ndërkombëtare midis tyre Banka Botërore, Institucione financiare të Azisë dhe Afrikës dhe Forumi Ekonomik Internacional.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit