1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Greqia-Kosovës: Hapeni zyrën në Athinë

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Ekonomike Ndërkombëtare të Greqisë, Giorgos Tsipras.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, për perspektivën evropiane dhe për partneritetin strategjik në mes të Prishtinës dhe Athinës.

Thaçi ka falënderuar për përkrahjen që Greqia i ka dhënë Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe, duke iu referuar suksesit të investitorëve grekë në Kosovë, shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në ekonomi.

Ndërsa, sekretari Giorgos Tsipras e vlerësoi angazhimin e Kosovës për marrëdhëniet me fqinjët në rajon dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, duke ripërsëritur ftesën për hapjen e zyrës së Kosovës në Athinë.

Presidenti Thaçi u shpreh se Greqia duhet ta shohë Kosovën si mike dhe përkrahëse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit