8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Greqia gati të japë Atletin në këmbim të Aleksandrit të Madh

Më të lexuarat

Një nga statujat e kryeqytetit helen, Atleti, do të dërgohet në Shkup dhe në vend të saj, do të sillet nga Maqedonia Veriore, statuja e Aleksandrit të Madh.

Lajmi është bërë publik nga skulptori që e ka krijuar atletin, Kosta Varucos. Sipas tij, këmbimi është kërkuar nga ministria greke e kulturës me qëllim pakësimin e veprave të polemizuara në Maqedoninë e Veriut, tani që mes dy vendeve është arritur marrëveshja për njohjen reciproke.

Por, pas bërjes publike të këtij lajmi, ka pasur reagime në Greqi, ku opinioni publik është shprehur kundër spostimit te monumentit, që është ndër atraksionet kryesore te kryeqytetit grek.

Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës, për emrin, parashikon, heqjen e emërtimeve dhe monumenteve irredentiste nga rrugët, aeroportet dhe sheshet e vendit fqinj, ose në rastet qe kjo nuk mundësohet, atëherë pranë këtyre objekteve, do te vendoset një pllakë, në të cilën do te shkruhet se vepra në fjalë, i përket epokës historike greke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit