1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Greqia do të kërkojë zhdëmtimin nga Gjermania të dëmeve të Luftës së Dytë Botërore

Më të lexuarat

Greqia i tha sot Kancelares gjermane Angela Merkel se ka baza për të ngritur kërkesën e zhdëmtimit prej miliarda eurosh për pushtimin nazist të vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përveç dëmeve gjatë pushtimit nazist në vitet 1941-1944, në atë periudhë Gjermania mori me forcë nga buxheti grek të ashtuquajturin “borxh të luftës”, për të financuar fushatën ushtarake në Afrikën e Veriut.

Gjermania i ka refuzuar kërkesat e Athinës në të kaluarën, por Presidenti grek e ngriti çështjen sërish gjatë një takimi me Kancelaren Merkel, e cila po zhvillon një vizitë dyditore në Greqi.

“Ruaj qëndrimin e Greqisë, të cilin ju e dini, për sa i përket borxheve të pushtimit dhe zhdëmtimit për krimet e pushtimit nazist në Greqi. Ne i konsiderojmë këto kërkesa ligjërisht aktive dhe që mund të shqyrtohen në sistemin gjyqësor dhe që duhet të zgjidhen në një forum kompetent evropian, në një forum gjyqësor ose ekonomik, bazuar në kulturën ligjore ndërkombëtare dhe evropiane”, deklaroi Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

Çështja e zhdëmtimit për Luftën e Dytë Botërore u rishfaq si një çështje emocionale gjatë krizës së borxhit të Greqisë, ku u rikthyen në vëmendje padrejtësitë e së shkuarës dhe u fajësua kreditorja më e madhe, Gjermania, për shkurtimet e dhimbshme buxhetore.

“Më duhet të them se jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë tonë historike. E dimë se sa vuajtje Gjermania i shkaktoi Greqisë gjatë epokës së nacional-socializmit. Leksioni për ne është që të bëjmë gjithçka të mundur për marrëdhënie të mira me Greqinë dhe për të mbështetur njëri-tjetrin… Sigurisht që njerëzit po kalojnë kohëra shumë të vështira dhe shpresojmë që rritja ekonomike, që tashmë është sërish e pranishme, do të ketë ndikimin e saj tek të gjithë qytetarët e këtij vendit”, tha Kancelarja gjermane.

Në të kaluarën, Gjermania ka kërkuar ndjesë për krimet e nazizmit, por ka mohuar se i ka detyrime të mëtejshme Greqisë, pasi i pagoi Athinës në vitin 1960 rreth 115 milionë marka gjermane. Gjatë pushtimit hitlerian të Greqisë në periudhën 1941-1944, u mor edhe i ashtuquajturi “borxh i pushtimit” për të financuar fushatën naziste në Afrikën e Veriut.

Në atë kohë, Greqia u detyrua të dorëzojë mbi 476 milionë marka, shumë e cila vlerësohet tashmë nga zyrtarët grekë të jetë në vlerën e rreth 69 miliardë dollarëve./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit