8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Greqi, policia greke poshtëron 5 fëmijë sirianë. “AI” kërkon hetim

Më të lexuarat

“Amnesty International” ka kërkuar nga organet greke hetimin e menjëhershëm të një rasti të poshtërimit të 5 fëmijëve refugjatë nga Siria, në rajonin policor të Omonias në Athinë.

Sipas kreut të organizmit europian, nëse vërtetohet që poshtërimi është kryer edhe për motive raciste, policët grekë duhet të dënohen për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, kur një grup policësh kanë gjetur në rrugë 5 fëmijë të moshës 12 deri 16 vjeç nga Siria, të cilët mbanin në duar automatikë lodre të blera për një shfaqje teatrale në një prej qendrave të kulturës në qendër të kryeqytetit, me temë luftën në atdheun e tyre.

Duke dyshuar se mos i kishin vjedhur armët lodra, policët kanë thirrur përforcime, i kanë marrë fëmijët në rajon, ku i kanë mbajtur për 7 orë vetëm për një verifikim të thjeshtë të kredencialeve, u kanë kërkuar të zhvishen dhe ata që kanë refuzuar i kanë goditur.

Vetëm kur një prej fëmijëve ka mundur të marrë pas celularin, që ia kishin konfiskuar, ka lajmëruar prindërit, të cilët pasi kanë mësuar ngjarjen kanë njoftuar avokatët, që kanë hapur një proces gjyqësor.

Për çështjen, 21 deputetë të “Syriza”-s kanë kërkuar një interpelancë në Parlament me ministrin e Rendit, duke kërkuar paralelisht hetim të plotë dhe dënim të fajtorëve.

/ Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit