-3.4 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Greqi, dy të vdekur nga zjarri në një kamp refugjatësh

Më të lexuarat

Sipas të dhënave paraprake, jetën e kanë humbur një grua dhe një fëmijë, ndërsa po ashtu është plagosur një grua tjetër me një fëmijë. Të plagosurit janë në gjendje të rëndë

ATHINË (AA) – Të paktën dy vetë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në zjarrin që shpërtheu në një kamp refugjatësh në ishullin grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi, i cili shkaktoi zjarrin ka ndodhur në kampin e refugjatëve Moria ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Shpërthimi ka ndodhur të enjten në mbrëmje, dhe më pas në terren janë drejtuar ekipet zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës.

Sipas të dhënave paraprake, jetën e kanë humbur një grua dhe një fëmijë, ndërsa po ashtu është plagosur një grua tjetër me një fëmijë. Të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit