1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Greqi, dështon formimi i qeverisë

Më të lexuarat

Gjashtë orë pasi mori mandatin për të formuar qeverinë e re, lideri i partisë “Demokracia e Re” Antonis Samaras e ka dorëzuar sërish atë në zyrën e presidencës greke.

Kryetari i Demokracisë së Re, nuk arriti të bindë partitë e tjera politike të bëhen pjesë e qeverisë së shpëtimit kombëtar, e cila do ta udhëhiqte vendin katër vitet e ardhshme. Antonis Samaras zhvilloi takime të veçanta me kreun e Radikalëve të Majtë, Syriza, Aleksis Cipras, kryetarin e PASOK-ut, Evangelos Venizelos dhe drejtuesin e Të Majtëve Demokratë, Fotis Kuvelis.

Pasi mori refuzimin edhe të komunistëve, Samaras humbi të gjitha shpresat për të udhëhequr një koalicion me bazë të gjerë.

Pas raundit të takimeve me liderët politikë Antonis Samaras deklaroi përpara gazetarëve se shfrytëzoi të gjitha mundësitë, por përbërja politike e parlamentit të ri e bëri të pamundur krijimin e një qeverie të shpëtimit kombëtar.

Pas dështimit të “Demokracisë së Re”, mandati për krijimin e qeverisë së re do t’i kalojë, Radikalëve të Majtë, Syriza, të cilët u renditën të dytët në garën elektorale të së dielës. Kreu i kësaj partie Aleksis Cipras do të paraqitet mesditën e së martës në zyrën e presidentit Carolios Papulias për të nisur negociatat me partitë e majta.kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit