Mediat kineze raportojnë se grenzat gjigantë, qysh në muajin korrik, kanë vrarë së paku 40 njerëz dhe kanë plagosur mbi 1,600 të tjerë në provincën Shaanksi.
Shumica e të plagosurve janë pranuar në spitale dhe disa prejt tyre mbeten në gjendje serioze.
Grenzat aziatikë janë në mesin e më të mëdhenjve në botë dhe rriten deri në pesë centimetra.
Mjekët thonë se pickimi nga ta mund të shkaktojë alergji të ndryshme dhe dështim të disa organeve.
Agjencia Xinhua thotë se autoritetet po shkatërrojnë foletë e këtyre grenzave dhe po bëjnë përpjekje të rrisin vetëdijen publike.