Ish i Dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kujtuar sot Betejën e Kosovës ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.
Grenell ka thënë se sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari.
“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi”, shkroi Grenell.
“Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, shtoi ai.