3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Grekët kanë marrë armët! 1 milion armë në duart e njerëzve

Më të lexuarat

ATHINE – “Grekët kanë marrë armët!” Kështu shkruan sot gazeta greke Proto Thema, duke konstatuar se aktualisht qarkullojnë në vend mbi 1 milion armë.

“Rritja e krimit dhe frika se mund të përballen papritur me një keqbërës të armatosur me Kallashnikov, bën që njerëzit të kërkojnë mbështetjen në një armë”, shkruan gazeta duke iu referuar burimeve në ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit.

Sipas këtyre burimeve, rreth 3 500 njerëz kanë marrë leje nga policia për të mbajtur në shtëpi një pistoletë ose një revole, 200 000 është numri i poseduesve të armëve për gjueti dhe disa mijëra kërkesa të tjera janë depozituar duke pritur përgjigje për leje dhe pajisje me armë. Pa harruar këtu mijëra armë të paligjshme që mbërrijnë në Greqi nga vendet fqinjë, apo vende të tjera evropiane, me destinacion bandat kriminale.

Po përse shteti jep leje për blerjen dhe mbajtjen e armëve në shtëpi…?
Gazeta shkruan se është fare e thjeshtë procedura për pajisjen me një armë në Greqi. Gjithkujt i mjafton një deklaratë nga mjeku, i cili konfirmon se nuk ka probleme psikologjike, dhe menjëherë mund të pajiset me një armë. Me këtë proces të thjeshtë shumë grekë kanë bërë pronë të tyre, një mjet të rrezikshëm, pa u trajnuar më parë për përdorimin e tij.

Oficerë të Sigurimit me përvojë thonë se përqëndrimi i kaq shumë armëve në duart e njerëzve të pastërvitur dhe të frikësuar nga rritja e krimit, krijon një kokteil të rrezikshëm. “Njerëzit besojnë se duke pasur një armë nën jastëk, nuk do të bien viktimë e grabitësve, ose kur ata t’iu dalin përballë mund ta mbrojnë veten. Megjithatë kjo siguri në dukje, mund t’iu sjellë atyre telashe të mëdha”, theksojnë specialistët.

Këtë e vërtetoi më së miri edhe rasti i dy ditëve më parë në Peania, kur një student 23 vjeçar grek qëlloi me armë gjahu një shqiptar, i cili sipas policisë, kishte hyrë në shtëpinë e tij për të grabitur. Opinioni grek është i ndarë në këtë çështje; mjaft njerëz e mbështesin veprimin e 23 vjeçarit si një vetëmbrojtje të pastër, ndërsa një opinion më i kualifikuar thotë në media, se një akt i tillë, i nxitur edhe nga siguria që të jep posedimi i një arme, është vetëgjyqësi dhe vetëgjyqësia e çon shoqërinë dhe vendin shumë vite prapa.

Ndërkaq, për 23 vjeçarin gjykata dha vendimin “liri me kusht” dhe detyrim paraqitje çdo dy javë në polici, ndërsa gjyqi do të marrë rreth dy vjet kohë. Avokati i tij iu tha gazetarëve se 23 vjeçari, student i mjekësisë, nuk përbën rrezikshmëri shoqërore dhe se vendimi u bazua në rrethanat, gjatë të cilave ai kreu krimin.Bv/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit