11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

RIM heq dorë nga BlackBerry Playbook 16GB

Më të lexuarat

I mbani mend gjithë ato plane të mëdha që kompania Reasearch In Motion (RIM) kishte për tabletët BlackBerry? Epo, çfarëdo që të ketë ngelur nga ato plane duhet të zhvillohen vetem me modelet 32GB dhe 64GB. Çuditërisht, RIM ka raportuar se ka pësuar humbje të mëdha në modelet PlayBook 16GB, në një kohë që Amazon nxorri Kindle Fire për më pak se 200 dollarë.

Lajmi për ndërprerjen e prodhimit të modeleve 16GB vjen nga CNet, e cila thotë se këtë lajm e ka marrë vesh personalisht nga RIM me anë të një e-mail. Në të njejtin e-mail thotë se RIM do të vazhdojë të jetë e fokusuar në tabletë, vetëm se tani në modelet 32 GB dhe 64GB. Gjithsesi, RIM ka akoma versione 16GB nëpër depo dhe do t’i shes për 199 dollarë deri sa t’i mbarojnë, dhe në këtë kohë ka akoma njësi të disponueshme. Modeli 32GB kushton 249 dollarë ndëra versioni 64GB kushton 299 dollarë.

Më herët këtë vit RIM lansoi të shumëpriturin BlackBerry PlayBook 2.0 OS, që ishte i ndërtuar për sistemin operativ Android. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit