-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gratë jomyslimane vishen me hixhab gjatë Ramazanit në shenjë solidarizimi

Më të lexuarat

Gratë e besimeve të ndryshme mbajnë hixhabin gjatë muajit të Ramazanit si pjesë e një sfide unike për të ndriçuar një dritë mbi diskriminimin me të cilën përballen gratë myslimane që mbajnë shaminë.

Ellie Lloyd dhe vajza e saj 11-vjeçare Grace, janë dy femra jomyslimane që marrin pjesë në sfidën një-mujore të organizatës së Ditës Botërore të Hixhabit (WHD).

Dyshja që jeton në Katar është duke marrë pjesë në sfidën e cila përfshin veshjen e shamisë për të rritur ndërgjegjësimin rreth fanatizmit që synon myslimanët që mbajnë hixhabin.

Organizata WHD u themelua nga njujorkezja, Nazma Khan, në një përpjekje për të hapur rrugë të reja për të kuptuar pse femrat myslimane zgjedhin të mbajnë hixhabin.

Khan tha se pjesëmarrësit si Lloyds do të ndihmonin në thyerjen e stereotipeve negative.

“Ne nuk jemi vetëm krenarë për pjesëmarrësit tanë të sfidës 30 ditëshe të Ramazanit, por me të vërtetë të përulur dhe të nderuar nga mbështetja e tyre. Ato po bëjnë një ndryshim të madh duke sjellë ndërgjegjësimin për hixhabin, i cili është keqkuptuar shumë sidomos në botën perëndimore. Përmes pjesëmarrjes së tyre, ne shpresojmë të thyejmë stereotipet negative që femrat që mbajnë hixhabin përballen në të gjithë botën në baza ditore”, tha Khan.

E reja Grace Lloyd, një e krishterë britanike, ishte pjesëmarrësja më e re për të marrë këtë sfidë.

Fillimisht e shqetësuar për përpjekjet e saj në Katar, Grace tha se shokët e klasës e duartrokitën përpjekjet e saj për të qëndruar solidare me gratë myslimane.

“Isha shumë e vetëdijshme në atë mëngjes, sepse nuk e dija se si do të reagonin njerëzit. Por, kur isha gati të shkoja në shkollë, dëgjova ‘wooo’ dhe kur shkova në klasë të gjithë duartrokitën dhe ajo ishte vërtet e bukur. Kishte shumë pyetje gjatë ditës, ky veprim filloi të jetë interesant, por unë mendoj se bëra mirë”, tha Grace në një video në YouTube.

Në faqen e saj GoFundMe, Grace tha se mbante hixhabin për “luftën kundër paragjykimit, urrejtjes fetare dhe islamofobisë që e rrethon”.

“Ndihem shumë fort për këtë. Unë ndihem më mirë me të, sepse të gjithë njerëzit në klasën time e veshin gjithashtu”, i tha ajo Al Jazeera.

Nëna e saj, Ellie, është drejtore ekzekutive dhe ambasadore e WHD në Katar dhe tha se sfida 30-ditore u ofroi grave jo-myslimane vetëm një paraqitje të shkurtër në llojin e diskriminimit që ato që mbanin një hixhab tolerojnë në baza ditore.

“Ajo që ne po bëjmë duke bërë këtë sfidë 30-ditore është që ne marrim vetëm një paraqitje të shkurtër të asaj që femrat që mbajnë hixhabin përballen çdo ditë”, tha ajo në një post në Facebook në ditën e dytë të sfidës. /30Ditët/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit