-0.9 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Gramatika e jetës – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Gjuha është pjesë e pandashme e qenies njerëzore, funksioni i saj në jetën e njeriut është i pazëvendësueshëm. Gjuha vetë funksionon përmes gramatikës së saj, e cila ndër të tjera shërben edhe si ruajtëse e strukturës së gjuhës, përmbajtjes, mendimit dhe rrjedhshmërisë kuptimore mes brezave.

Feja është gramatika e jetës, ajo ndër të tjera shërben edhe si ruajtëse e strukturës së jetës, shoqërisë njerëzore dhe vazhdimësisë së vlerave, virtyteve dhe kuptimit të saj.

Nëse për të asimiluar dhe zhbërë një komb mjafton t’i tjetërsosh atij gjuhën, po kështu për të tjetërsuar vlerat, kuptimet dhe strukturën shoqërore të njerëzve mjafton t’i tjetërsosh atyre fenë.

E ç’mund të thuash për një popull që fenë ia tjetërsuan me një utopi të çmendur njerëzore?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit