3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Grafitet e artistit sirian “mbulojnë” gjurmët e luftës

Më të lexuarat

IDLIB (AA) – Siriani Aziz Esmer, me grafitet të cilat i vizaton në muret e objekteve të rrënuara në Idlib, orvatet të mbulojë gjurmët e luftës, por njëkohësisht përmes tyre, i dërgon porosinë bashkësisë ndërkombëtare se “çmimi të cilin e kanë paguar për dëshirën e tyre për liri ka qenë masakra”, shkruan Anadolu Agency (AA).

35 vjeçari Esmer, i cili jeton në qarkun Binnish pranë qytetit Idlib, në muret e ndërtesave të rrënuara gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore të regjimit të Asadit tashmë një vit vizaton pikturat që tregojnë luftën e brendshme në Siri.

Ai përveç luftës së brendshme në Siri, në mure brenda rrënojave i gdhend edhe mesazhet në lidhje me botën islame.

Në grafitet e tij janë të shënuara shprehjet si “Shpresa”, “Merrni kampet e juaja, na dorëzoni atdheun”, “Liri për Mesxhid-i Aksa’në”.

Esmer në një deklaratë për AA thotë se “Nëpërmjet pikturave të mia dua që komunitetit ndërkombëtar t’ia përçoj mesazhin: ‘Kërkesës sonë për liri, e cila është një nga të drejtat kryesore dhe më të thjeshta, regjimi iu përgjigj me armët më të forta’”.

Artisti sirian thotë se populli në ndërtesat e shndërruara në rrënoja ka kujtime të hidhura dhe se me vizatimet e tij dëshiron që t’i fshijë këto gjurmë.

“Vizatimet tregojnë se regjimi i Asadit ka rrënuar shkollat, spitalet dhe gjithë strukturat e jetës. Përkundër të gjithë humbjeve tona, kemi një kauzë të drejtë, në themelin e të cilit ndodhet liria”, thotë arstisti i grafiteve, Esmer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit