Në Mitrovicën e Veriut, në objektin e shkollës fillore “Aziz Sulejmani”, janë gjetur mbishkrime me emërtim të grupit paramilitar rus Wagner.
Në dy objekte brenda shkollës ky grafit është shkruar me të kuqe me shkronja të mëdha nga persona të panjohur.
Bëhet e ditur se gjatë barrikadave në veri të Kosovës, të cilat i kanë ngritur serbët vendas në organizimin e grupeve kriminale dhe Beogradit, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e grupit Wagner, të cilët e kanë acaruar edhe më shumë situatën dhe kanë krijuar trazira.
Aktivitetet e grupit Wagner janë vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut botëror pas pushtimit rus të Ukrainës.
SHBA javën e ardhshme do të vendosë sanksione shtesë ndaj organizatës ushtarake private ruse Wagner Group, e cila, siç theksojnë zyrtarët amerikanë, ofron mbështetje për ushtrinë ruse në luftën në Ukrainë, njoftoi të premten Shtëpia e Bardhë.