0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Graçanica, komuna e parë që merr vendim për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

Më të lexuarat

Kuvendi Komunal i Graçanicës të premten ka marr vendim për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë për të gjithë qytetarët e kësaj Komune.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Komunës, Leutrim Ajeti.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Gracanicës. Kuvendi Komunal sot me shumicë votash ka miratuar vendimin për faljen e tatimit në pronë në përputhje me Ligjin nr.08/L-224 për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

Sipas tij më këtë vendim për vitin 2023, secilit qytetar të Komunës së Gracanicës do t’i falen 100 euro të tatimit në pronë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, të premten e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët. Ai ka thënë se ky nen parasheh ndërhyrje në kompetencat e komunave dhe se me këtë ligj dëmtohen vetëm komunat duke ua zvogëluar buxhetin.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në anën tjetër, ka përsëritur se me Ligj vetëm është mundësuar falja e 100 eurove dhe se është në duart e komunave të vendosin nëse duan t’ua falin këtë shumë qytetarëve apo jo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit