-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Grabitjet e Admir Muratajt, gazetari zbulon detaje: Nuk përdorte dy herë të njëjtin grup, gjithçka në 90 sekonda. Ajo që më tremb…

Më të lexuarat

Të tjera detaje në lidhje me organizatorin e grabitjes së Rinasit ka bërë të ditura gazetari Artan Hoxha. 

Grabitja-Rinas-vjedhja-murataj

 

Ai është shprehur se Admir Murataj ka jetuar në Shqipëri, në zonë e Freskut në Tiranë. Ndër të tjera gazetari tha se Murataj e strukturonte vetë grupin dhe madje ai punonte me komando dhe personel të kualifikuar.

“Grupi në vetvete që ka realizuar këtë grabitje më datë 26 Mars gjykata ka dhënë dënimin për atë. Ndërsa më 9 Prill ka ndodh ngjarja. I ka dënuar për tre grabitjet e mëparshme. Admir Muratajn nuk e dënoi sepse ligji ka ndryshuar dhe nuk dënohesh me në mungesë. Admir Murataj ka qenë në Shqipëri dhe ka jetuar në zonën e Freskut, ka pasur një bazë aty. Ka jetuar në zonën e Kamzës, ka qenë i lirë sikur jemi ne. Ka qenë në zonën e Tropojës në verë. Gjatë dimrit atje nuk jetohet, në fshatin ku u bë edhe ceremonia e varrimit. Varrimi u bë në Çerem, është një zonë e thellë dhe e pabanuar. Gjysmë ore nga fshati Çerem je tek Piramida 23 në ish-kufirin me Jogusllavinë. Je në zonën që është dy orë larg nga Plava në këmbë. Unë nuk e kuptova pse e çuan në Çerem në fakt. Në botën a vet ai ka bërë emër. Mua më kanë ardhur shumë mesazhe në fakt dhe ka njerëz që dyshojnë dhe pyesin se: A vërtet është vrarë ky? Më duket e çuditshme që policia nuk e identifikon dot. Qoftë edhe fizikisht. Është grup që ka luftuar me policinë greke me ushtrinë greke. Është grup që ka luftuar edhe me RENEA-n. Nuk është një grup që doli nga hiçi.

Në fakt në fakt ajo që kam kërkuar unë është se autopsia do duhej të kishte filluar më shumë. Në fakt duhet të provohet se nga ka ardhur vrasja. Dhe çuditërisht sot që e konfirmova para se të vija këtu nga mjekësia ligjore më thonë se nuk e konfirmojmë dot se nga ka ardhur. Nuk dihet nëse e ka vrarë policia apo nëse e kanë vranë të vetët gabimisht ose qëllimisht. Unë nuk e kam parë vete se po ta shikoja do e njihja, por familjarët thonë se është ai. Por për raste të tilla dalin foto. Por këtë herë nuk jam publikuar foto. Unë besoj që njeriu i vrarë është ky. Ky e organizonte vete grupi dhe ky nuk ka përdorur dy herë të njëjtin grup. Ky e strukturonte vetë grupin dhe merrte pjesëtarë të forcave komando, të forcave speciale të policisë, njerëz që kishin përgatitje të lartë luftarake. Grabitja në vetvete është 90 sekonda. Ushtrime të tilla mund t’i bëjë vetëm RENEA. Personi që duket në foto dhe ka maskën është Admir Nikaj. Ndërsa personi që ka veshur uniformë të forcave speciale dhe që duket me shpinë vetëm nga mënyra se si mban automatiken mua më tremb. Sepse e di shumë mirë se kush e mban automatikun në atë mënyrë”.

Gazetari zbulon detajet: Çfarë rezultoi nga autopsia e Muratajt, e organizonte vetë grupin por nuk ka…

Gazetari Artan Hoxha thotë se autopsia ende nuk ka mund të vërtetojë përfundimisht se kush e qëlloi me armë Admir Muratajn gjatë grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Hoxha tha për “Abcnews”  se ai mund të jetë qëlluar nga policia, por ekziston dhe mundësia që shokët ta kenë qëlluar gabimisht gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.ARTAN-HOXHA-1000x570

Sipas gazetarit, Murataj e strukturonte vetë grupin dhe madje ai punonte me komando dhe personel të kualifikuar.

“Grupi që ka realizuar këtë grabitje, më datë 26 Mars gjykata ka dhënë dënimin për atë. Ndërsa më 9 Prill ka ndodh ngjarja. I ka dënuar për tre grabitjet e mëparshme. Admir Muratajn nuk e dënoi sepse ligji ka ndryshuar dhe nuk dënohesh me në mungesë. Admir Murataj ka qenë në Shqipëri dhe ka jetuar në zonën e Freskut, ka pasur një bazë aty. Ka jetuar në zonën e Kamzës, ka qenë i lirë sikur jemi ne. Ka qenë në zonën e Tropojës në verë. Gjatë dimrit atje nuk jetohet, në fshatin ku u bë edhe ceremonia e varrimit. Varrimi u bë në Çerem, është një zonë e thellë dhe e pabanuar. Gjysmë ore nga fshati Çerem je tek Piramida 23 në ish-kufirin me Jogusllavinë. Je në zonën që është dy orë larg nga Plava në këmbë. Unë nuk e kuptova pse e çuan në Çerem në fakt. Në botën e vet ai ka bërë emër. Mua më kanë ardhur shumë mesazhe në fakt dhe ka njerëz që dyshojnë dhe pyesin se: A vërtet është vrarë ky? Më duket e çuditshme që policia nuk e identifikon dot. Qoftë edhe fizikisht. Është grup që ka luftuar me policinë greke me ushtrinë greke. Është grup që ka luftuar edhe me RENEA-n. Nuk është një grup që doli nga hiçi.

Në fakt në fakt ajo që kam kërkuar unë është se autopsia do duhej të kishte filluar më shumë. Në fakt duhet të provohet se nga ka ardhur vrasja. Dhe çuditërisht sot që e konfirmova para se të vija këtu nga mjekësia ligjore më thonë se nuk e konfirmojmë dot se nga ka ardhur. Nuk dihet nëse e ka vrarë policia apo nëse e kanë vranë të vetët gabimisht ose qëllimisht. Unë nuk e kam parë vetë se po ta shikoja do e njihja, por familjarët thonë se është ai. Por për raste të tilla dalin foto. Por këtë herë nuk jam publikuar foto. Unë besoj që njeriu i vrarë është ky. Ky e organizonte vetë grupin dhe ky nuk ka përdorur dy herë të njëjtin grup. Ky e strukturonte vetë grupin dhe merrte pjesëtarë të forcave komando, të forcave speciale të policisë, njerëz që kishin përgatitje të lartë luftarake. Grabitja në vetvete është 90 sekonda.

Ushtrime të tilla mund t’i bëjë vetëm RENEA. Personi që duket në foto dhe ka maskën është Admir Nikaj. Ndërsa personi që ka veshur uniformë të forcave speciale dhe që duket me shpinë vetëm nga mënyra se si mban automatiken mua më tremb. Sepse e di shumë mirë se kush e mban automatikun në atë mënyrë”.

Në shtëpinë e Admir Muratajt nuk hyje dot

Për gazetarin Artan Hoxha siguria e aeroportit të vetëm në Shqipëri ka qenë skandaloze. Sipas tij nëse koncensionari nuk kishte marrë masa për sigurinë e tij, do duhej të ndërhynte Policia e Shtetit.  Ai tha se nëse do kishte një rrethim të fortë sikurse u bëjnë bandat kriminale shtëpive të tyre ngjarja nuk do kishte ndodhur. Ai është shprehur se në shtëpinë e organizatorit të grabitjes Admir Murataj, i cili mbeti i varë nuk kishe asnjë mundësi të hyje, pasi masat e sigurisë ishin shumë të larta.

“Rama mund të ndryshojë kushtet e kontratës dhe të sigurisë së aeroportit me koncensionarin. Nëse koncensionari brenda nuk pranon kushte të reja ti do detyrohesh ose të prishes kontratën ose të shkosh në arbitrazh ndërkombëtar. Koncensionari është përgjegjës brenda gardhit të aeroportit ndërsa jashtë është përgjegjëse Policia e Shtetit. Ti atëherë duhet të përforcosh rrethimin e jashtëm. Rrethimi  i jashtëm i aeroportit të vetëm që ka Shqipëria është skandaloz. Unë të tregoj familje kriminale në Shqipëri që banesat e tyre apo resortet e tyre që kanë në përdorim i kanë me rrethim që ti nuk ofrohesh dot. Vetë shtëpia e organizatorit të grabitjeve, Admir Nikaj Murataj ishte e mbuluar me sistem sigurie, e rrethuar mirë me kangjella çeliku, nuk hyje dot atje. Ai nuk ishte i pasur me grabitje që ka bërë dhe nuk di si e ka bërë shpërndarjen. 

Ne kemi 5 grabitje që fillojnë nga Shkurti i 2015. Më 13 Shkurt 2015 është e parë, 3 Dhjetor 2015 është e dyta, më 30 Qershor 2016 është e treta dhe në 9 Shkurt të 2017 është e katërta. Kjo e 9 Prillit ishte grabitja e pestë. Admir Murataj është tek të 5 organizator. Ky ende nuk është konfirmuar nëse ka marrë pjesë në grabitjen e 30 Qershorit, pasi është një Aleks Pepa që akuzohet sepse vetëm ai është identifikuar. Por në 4 grabitjet e tjera është ky. Policia ka qenë në dijeni prej 6 vitesh që ka një grup shumë të rrezikshëm në qarkullim”./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit