4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Grabitja e një kontinenti: Historia e dhimbshme e tregtisë së skllevërve afrikanë

Më të lexuarat

Sot do të flasim për grabitjen më të madhe që ka njohur historia! Do të flasim për një krim ku agresori pretendon se është babai i lirisë dhe civilizimit, ndërsa viktima vazhdon të rënkojë edhe sot nga pasojat e këtij krimi.
Pas rënies së kështjellës së fundit në Andaluzi Granadas, flotat Spanjolle dhe ato Portugeze filluan të lundronin nëpër detrat dhe oqeanet e botës. E gjithë bota u pushtua nga lindja në perëndim, nga veriu në Jug. Tashmë në histori filluan të figuronin ato që u quajtën kolonitë e reja, si shembulli i dy Amerikave dhe qindra ishujve të tjerë që gjendeshin mes tyre.
Toka pafund që kërkonin të mbilleshin, koloni gjigande që kërkonin të ndërtoheshin dhe pyetja është kjo: Nga do e gjenin forcën punëtore për të ndërtuar? Sytë ishin drejtuar kah kontinenti afrikan, për të ndodhur më pas krimi më i madh që ka njohur njerëzimi. U grabitën miliona njerëz dhe me forcë dhe dhunë u dëbuan nga vendet e tyre për të punuar atje larg si skllevër, për të mbjellë këto toka të gjera dhe për ti ndërtuar këto koloni.
Tregtinë e skellvërve fillimish e nisi Spanja dhe Portugalia, por kjo nuk i pëlqeu Anglisë kështu që u detyrua të depërtonte në gjithë vijën bregdetare me të gjithë forcën dhe pas saj filloi edhe Franca, Hollanda,Belgjika Danimarka duke arritur dhe në kolonitë e reja që ishin zbuluar. Gjatë 300 viteve u grabitën rreth 12 milion njerëz u skllavëruan dhe u morën me forcë nga vendlindjet e tyre, ua ndërruan emrat dhe i transportuan për të ndërtuar botën e re. Shumë prej vendeve perëndimore që sot mburren me të drejtat dhe liritë e njeriut, kjo u erdhi si pasojë dhe rezultat i një historiku të gjatë me skllavërimim. Skenaret e kësaj tallje historike vazhduan për 4 shekuj ku miliona njerëz u transportuan në botën e re dhe në fakt ata janë ndërtuesit e vërtetë të atyre vendeve. Në vitin 1865 ligjet amerikane vendosën ti japing fund skllavërimit, ndërsa në vitin 1906 kombet e bashkuara nxorën verdiktin që ndalon sklavërimin e njerëzve në të gjitha format dhe mënyrat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit