2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Görmez: Shënjestër e këtyre sulmeve është Islami

Më të lexuarat

“Nuk preken, vriten dhe asgjësohen vetëm fëmijë, gra dhe njerëz të pafajshëm. Shënjestra e këtyre sulmeve të pashpirta njëkohësisht është edhe feja islame e cila ka sjell dhembshuri, mëshirë dhe drejtësi në tokë. Këto sulme janë një kërcënim për Islamin.”

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez gjatë hutbes së ditës së premte ka kritikuar ashpër ata të cilët vrasin në emër të Islamit dhe e përdorin atë për ti dhënë legjitimitet punëve të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

“Janë vrarë shumë fëmijë dhe janë veshur me qefinë, në vend që të vishnin rrobat e zbukuruara për festën e Bajramit. Ata të cilët bëjnë një gjë të tillë në një ditë të Ramazanit, në një natë Kadri dhe një ditë para festës së Bajramit nuk ka mundësi dhe nuk kanë asnjë referencë nga asnjë fe hyjnore. Ata që bëjnë një veprim të tillë nuk kanë mundur të marrin qoftë edhe sa grimca pjesë nga mesazhet e mëshirës së Krijuesit tonë”, u shpreh Görmez.

Në vijim të fjalës së tij Görmez vuri theksin mbi rëndësinë e lutjes (duasë) duke thënë se ajo është vendi i takimit mes robit dhe Krijuesit.

“Le të lutemi Krijuesit tonë për njerëzimin i cili ka humbur dhembshurinë. Ata të padhembshurit nuk pyetën as për Ramazan, as për natë Kadri dhe as për festën e Bajramit. Nuk qëndruan duar kryq edhe gjatë një atmosfere mëshire dhe faljeje ashtu sikurse është kjo e Ramazanit”, është shprehur ai dhe në vijim ngushëlloi familjarët dhe të afërmit e viktimave në sulmin terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit