1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Gormez: ‘Mendja e cila prodhon këto bukuri nuk mund të prodhoj dhunë’

Më të lexuarat

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Mehmet Gormez, në lidhje me Qendrën Fetare Amerikane hapja e së cilës do të bëhet nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan duke theksuar se islamofobisë, urrejtjes do ti përgjigjet duke heshtur tha se, “Ky vend do të thotë ‘Mendja e cila prodhon këto bukuri nuk mund të prodhoj dhunë’”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gormez në një bisedë për AA-në e tregoi historinë e Qendrës Fetare Amerikane në Maryland, hapjen zyrtare të së cilës do ta bëjë presidenti Erdogan më 2 prill të shtunën.

– “Kur e pash veprën fala namaz falënderimi”

Ai duke treguar se ditën e martë kur ka arritur në kryeqytetin Washington menjëherë ka shkuar në qendër, theksoi se kur e ka parë veprën është ka falur namaz falënderimi.

Gormez tha se vendi ku është ndërtuar Qendra, gjatë vizitës së tij në vitin 2008 ka qenë moçal dhe është gjendur një mesxhid (faltore). Ai shtoi se në atë periudhë kanë ëndërruar jo vetëm për një xhami por në të njëjtën kohë një qendër civilizimi e cila do të reflektojë bukuritë e islamit me qendrat hulumtimore dhe kulturore.

– “Përgjigja më e mirë e cila mund ti jepet Islamofobisë”

Gormez duke theksuar se Qendra Fetare Amerikane do të ketë një filozofi të veçantë, the se tema e hapjes në këtë drejtim do të jetë “Divine ground between us” (Hapësira hyjnore në mes nesh).

“Këtu së pari do të kemi qendra kulturore, të artit të cilët prodhojnë informacione të sakta. Ky vend do të ketë një filozofi të veçantë, gjuhë të veçantë. Zoti ynë madhështor e ka krijuar universin për ne dhe e ka dhuruar për ne. Do të ketë një filozofi e cila do të ketë parasysh këtë. Ky vend edhe me fjalën, edhe me formë, me çdo kuadër do t’ia them njerëzimit këtë: ‘Mendja e cila prodhon këto bukuri nuk und të prodhoj dhunë. Kjo mendje prodhon vetëm bukuri’. Domethënë mendoj se kjo është përgjigjja më e mirë për islamofobinë”, tha Gormez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit