10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Gormez: Kroacia ka shumë mirëkuptim për religjionet tjera

Më të lexuarat

Kryetari i Drejtorisë të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez i cili po merr pjesë në takimin e bashkësive islame të Evropës, “muslimanët në Evropë – trashëgimia dhe e ardhmja” në Zagreb, tha se është shumë e rëndësishme që ky takim është organizuar në kryeqytetin e Kroacisë, posaçërisht për faktin se sot në Evropë dhe në mbarë botën po sundon islamofobia, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai përgëzoi qeverinë kroate për shkak se në “këto ditë të vështira shënon 100 vjetorin e njohjes së islamit në vend”.

Gormez tha se vinte nga një vend i cili është më i madh si nga aspekti ekonomik ashtu edhe ai gjeografik, ku jetojnë edhe jo-muslimanë, pjesëtarë të feve të ndryshme. Ai kosideron se Kroacia është një vend më i vogël se Turqia, por është një vend ku ka shumë mirëkuptim për fetë tjera.

“Është shumë e rëndësishme që ky takim është organizuar në Zagreb, duke patur parasysh faktin se sot në Evropë dhe në mbarë botën po sundon islamofobia. Ne kemi bashkëpunim të madh me Bashkësinë Islame në Kroaci dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë”, tha Gormez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit