7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Görmez dënon sulmin ndaj imamit të xhamisë Al Aksa

Më të lexuarat

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez, ka dënuar sulmin e ushtarëve izraelitë në zonën e Portës së Luanit të Xhamisë Al Aksa në Jerusalem në të cilin u plagos imami i xhamisë Ekrima Sabri

ANKARA (AA) – Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez, ka dënuar sulmin e ushtarëve izraelitë në zonën e Portës së Luanit të Xhamisë Al Aksa në Jerusalem në të cilin u plagos imami i xhamisë Ekrima Sabri, raporton Anadolu Agency (AA).

“E dënoj fuqishëm sulmin e ushtarëve izraelitë pas namazit të jacisë ndaj Ekrima Sabri, ambasadorit të paqes të Xhamisë Aksa, ish-myftiut të Jerusalemit dhe imamit të Al Aksasë”, ka theksuar Görmez në rrjetin social Twitter, duke shtuar se zhvillimet në Al Aksa dhe përreth kanë shqetësuar çdo njeri të arsyeshëm.

“Jam i bindur se nuk do të lejojnë që Xhamisë Al Aksa t’i ndodhë ajo që i ndodhi Xhamisë Ibrahimi, e cila ka strehuar profetët Ibrahim, Ishak, Jakub dhe Jusuf, të cilët ishin mbrojtës të arsyes, maturisë dhe paqes”, ka shkruar Görmez, duke iu referuar masakrës së vitit 1994 në Xhaminë Ibrahimi në Hebron, ku 30 adhurues muslimanë u vranë nga një terrorist hebre i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Görmez po ashtu bëri thirrje që sa më parë të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë.

Ndryshe, policia izraelite dje ndërhyri ndaj palestinezëve që falën namazin e jacisë pranë Portës së Luanit për të protestuar kundër detektorëve elektronik të vendosur në portat e kompleksit Al Aksa, duke plagosur me plumb gome kryetarin e Këshillit të Lartë Islam të Jerusalemit dhe imamin e Al Aksasë, Ekrima Sabri, i cili u hospitalizua në spitalin Al-Makasid në Jerusalemin e okupuar Lindor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit