2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Gorani: Asociacioni fitore afatshkurtër e Vuçiqit

Më të lexuarat

Asociacioni i Komunave serbe është një fitore e kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, por në afat të shkurtër, ka thënë për Tanjug analisti Dukagjin Gorani.
Gorani ka thënë se krijimi i Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në afat të gjatë është në dëm të komunitetit serb dhe shoqërisë kosovare.

Ideja e Asociacionit ngadalë shndërrohet në një praktikë shumë të keqe, sepse, sipas Goranit “shkatërron mundësinë e krijimit të një komuniteti multietnik në Kosovë”.

Sipas Goranit, nëse pranohet Asociacioni, atëherë në një mënyrë jetën e serbëve e pranon si bashkësi të ndarë etnike, të cilët nuk do të jetojnë së bashku me shqiptarët, por në një hapësirë politike dhe kulturore në një mënyrë plotësisht të shpërndarë, transmeton Klan Kosova.

Analisti kosovar në intervistën e tij për agjencinë serbe Tanjug ka theksuar se ndarja etnike do të thellohej edhe më shumë sesa është tani dhe në fund e tërë kjo do të shkojë në dëm të komunitet serb.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit